Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka marrë sot mbështetjen publike nga bashkëshortja e tij pas publikimit të fakteve të forta të emërimit në institucionin që ai drejton të individëve që akuzohen në shtetet fqinje për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Eda Gazheli ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin e saj me bashkëshortin nga ato që ajo i quan gjoba.

Me një leksion “të vërtetë” gazetarie, ajo krahason mediat ndër më të ndjekurat në vend, News 24, BalkanWeb dhe Panorama si maskat me kapuç dhe kallashnikovë që dilnin rrugëve në vitin e vështirë 1997.

“Gjoba me lajme është krimi më i rëndë se gjoba me kapuç e armë në dorë”, thotë ndër të tjera bashkëshortja e Genti Gazhelit.
Por ajo duket se nuk shqetësohet fare nga fakti që bashkëshorti i saj punon 8 orë në ditë me “shoqëri të keqe” në Dogana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo, nuk thotë asnjë fjalë për faktin se si Genti Gazheli punon me Artur Sejatin, drejtor i Hetimit Doganor, i ndjekur penalisht nga drejtësia greke me akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda dhe kontrabandë.
E megjithatë, Eda Gazhelit nuk i del inati edhe me bashkëpunëtorët e bashkëshortit në parti, të cilët nuk i kanë dale në mbrojtje. “Kur u gjobit i pari, shumica heshti, shumica u gëzua e kish prej tyre “e mo mirë ia bënë”. Po tani?”, është mesazhi i Eda Gazhelit për partinë që nuk po i del në mbrojtje bashkëshortit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: