Është promovuar në Tiranë libri “Dinastia Domi e Cerenit të Kalasë së Dodës” e autorit Tajar Domi. Në botim vjen historia e familjes Domi që nga abetarja e patë në fshat e deri në ditët tona. Autori i librit, tha se në botim renditen vlerat e zonës.
“Pak është njohur për njerëzit e jashtëzakonshëm, traditat, kulturën e kësaj zone dhe atë që kanë dëshiruar, mësimin e gjuhë shqipe. Libri përshkruan historikun, traditat, luftërat në shekuj të banorëve të kësaj zone, kundër okupatorëve turq e serb”, tha autori i librit.
Të pranishmit vlerësuan autorin, botimin dhe prurjet e tij, që duke veçuar intelektualët e dalë nga Kalaja e Dodës vënë në dukje edhe traditat.
“Kane rrjedhur 115 djem e vajza me arsim të lartë, në një trung familjar që nga gjyshi im i quajtur Harun Domi i cili në vitet 1920 solli abetaret e para nga Bukureshti pas një emigrimi 10-vejccar”, tha Tajar Domi.
Libri, ka si qëllim njohjen e “Dinastisë Domi” sipas nivelit arsimor, por nè pjesën e pare te tij, eshtë shkruar shkurtimisht për Kalanë e Dodës dhe Cerenin me njerezit e tij. Një dokumentar u shfaq për të pranishmit ndërsa paratë e mbledhura nga shitja e librit, autori ka vendosur tia dhurojë shkollës së Radomirës.
