Me rastin e 100-vjetorit të lindjes u promovua libri “Qamil Poda, guerilasi që u bë komandant i Flotës Luftarake Detare”, botim i Shtëpisë Botuese M & B, shkruar nga Dr. Asllan Zemani.

Ky botim monografik i kushtohet Qamil Podës, njërit prej bijve të shquar të Atdheut, i cili ia përkushtoi jetën idealeve të lirisë, pavarësisë dhe përparimit të vendit. Në faqe përfshihen kujtime, dëshmi dhe dokumente që ndriçojnë rrugën e tij të gjatë e të ndershme, nga rinia dhe pjesëmarrja në Luftën Antifashiste, deri te shërbimi i përkushtuar në Forcat e Armatosura dhe më pas në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Libri është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar dhe një ftesë për brezat e rinj që të njohin e vlerësojnë sakrificat e atyre që çliruan vendin dhe ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe të Forcave të Armatosura. Ai përmbledh jo vetëm jetën e një individi, por historinë e një brezi që i dha Shqipërisë më të mirën e vet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ky botim përbën një testament moral për dashurinë ndaj atdheut, ndershmërinë në shërbim dhe përkushtimin ndaj vendit. Me të, familja, miqtë, shokët e armëve dhe bashkëluftëtarët nderojnë kujtimin e Qamil Podës, duke e ruajtur përherë të gjallë si simbol të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ai ndërtoi jetën e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb