Në një ceremoni speciale Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë nderuan pas vdekjes me medaljen e Arte “Golden ambassador Richard Holbrooke” Armand Hysin, i cili me kontributin e tij la gjurmë në shume fusha.

Hysi ishte një figure shumëdimensionale e qytetit te tij, Sarandës, ku u angazhua në fushën e politikës, arsimit, ekonomisë, biznesit, diplomacisë, administratës publike, paqes, prosperitetit dhe humanizmit. Ai mbetet një shembull për frymëzimin e bashkëjetesës sociale dhe paqes ndërkomunitare si dhe promovues i misioneve të së ardhmes që sjellin paqe dhe prosperitet për mbarë njerëzimin.

Përmes lotëve dhe emocionit për nderimin i biri shprehu mirënjohje për nderimin.

Armand Hysi jeta e të cilit u ndërpre në mes nga një atak kardiak në moshën 44-vjeçare ka mbajtur detyra të rëndësishme ndër vite. Ai ka qenë në krye të Hipotekës së Sarandës, Pedagog në Universitetin e Gjirokastrës, ish-këshilltar në Bashkinë e Sarandës, Doktor Shkencash në fushën e Ekonomisë dhe Agrobiznesit apo Aktivist i Njohur i të Drejtave të Njeriut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb