Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte një vizitë në familjen e vjetër tiranase, Kazani. Në thelb të fjalës së tij, Berisha pati pronën, si një nga problemet më madhore të Shqipërisë.

Lideri i opozitës theksoi se Qeveria ka krijuar një agjensi që vjedh dhe zapton prona ashtu si në vitin 1946, me një Belindë të dytë merr gjithçka sipas dëshirës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, do të shpreh nderimin më të madh për të zotin dhe zonjën e shtëpisë, për këtë mikpritje të mrekullueshme, kanë hapur zemrën në shtëpinë e tyre për ne. Dhe unë jam shumë mirënjohës gjithmonë ndaj jush, po jam mirënjohës pafundësisht edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar. Një komunitet me standarde morale shumë të vyera, të çmuara, burra dhe gra me dinjitet njerëzor të faktuar, provuar në çdo rrethanë.

Por, meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët, jeni ju.

Kjo është e vërteta.

Një ditë kaloja në treg, dhe një zonjë më tha se, unë tha, kam qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia. Dhe, e vërteta është se, atë fat do pësojë dhe edhe Edi Rama kësaj radhe.

PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të ëprjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie.

Korporata e investimeve, si në 1946, ku është vendosur një Belindë të dytë, por merr tokat. Shteti ta merr pronën ashtu si në vitin 1946. Kjo është vetëm për të vjedhur toka dhe prona. Për ta nuk njihet asnjë kufizim, e privatit apo e shtetit. Një rrezik i madh. Paketa e maleve, një tjetër problem, si mund t’ua marrësh tokën të tjerëve. Rama po shkel të drejtën e pronës. Një agjensi ka të drejtën e pronave, nuk ndodh në asnjë vend në botë.

Prona është në rrezik madhor.

Premtimi ynë: Asnjë vendim të kësaj agjensie nuk do ta njohim. Nuk do të pranojmë kurrë një gjë të tillë. Në 4 vite, cilado të jetë kostoja, do të zjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës.

Do të kthejmë pronat aty ku është e mundur dhe nëse jo, do t’i kompensojmë njëherë e mirë. Edhe kredi do të marrë qeveria për të shlyer ish-pronarët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb