“Uzurpimi i godinës së News24 nga ana e Policisë Ushtarake dhe “KAYO” sh.a është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi pronari i vetëm me ligj është Bashkia e Tiranës”.

Kështu u shpreh këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Dorjan Teliti në studion e News24.

Teliti tha se në momentin që kërkohet tjetërsimi i pronës, duhet që pronari të shprehet. Por në këtë rast, pronari, pra Bashkia e Tiranës nuk është shprehur.

“Pyetja ime është a është shprehur pronari që më pas të shprehej qeveria. Jo nuk është shprehur këshilli bashkiak, nuk është shprehur as qeveria për një kërkesë të këshillit bashkiak për ta tjetërsuar pronën”, tha Teliti në intervistën e tij në studio me moderatorin Renaldo Salianji.

Dorjan Teliti: Pronat publike kanë 2 pronarë, shtet e privat. Të dyja godinat pjesë e News24, kanë qenë në pronësi të këshillit bashkiak, pra bashkisë së Tiranës.

Në momentin që kërkohet tjetërsimi i pronës, duhet që pronari të shprehet. Pyetja ime është a është shprehur pronari që më pas të shprehej qeveria. Jo nuk është shprehur këshilli bashkiak, nuk është shprehur as qeveria për një kërkesë të këshillit bashkiak për ta tjetërsuar pronën.

Për faktin që bashkia Tiranë është pronari, të gjitha vendimarrjet, aktet ligjore nuk kanë dal nga Bashkia por qeveria duke e bërë nul këtë veprimtari. Pasi nuk është pronë qeveria. Ne kemi kërkuar mnë këshillin bashkiak praktikën që nuk ka ardhur në këshill ska prkatikë as kërkesë drejtuar këshillit, as vendimarrje të këshillit bashkiak. Ligjërisht këshilli bashkiak është pronar i parcelave të tokës ku funksiononte News24,

Në shtator do ta përfshijmë në agjendën e mbledhjes së këshillit bashkiak, ne s’mund të tolerojmë që autoritetee të tjera të tjetërsojnë pronën e  bashkisë, ne do e bëjmë që mbledhjen e parë të këshillit, ne duam transparencë, duam të mbrojmë interësin publik, që duhet të jetë interesi i vetëm i çdo politikani.

Kur kemi kërkuar nga ana e kompanisë KAYO nuk kemi marrë asnjë përgjigje, zero.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb