Juristi Erald Aga, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka analizuar problematikat e pronësisë në Shqipëri, duke theksuar se Ligji 7501 ka sjellë më shumë konfuzion sesa zgjidhje.

Sipas Agës, ky ligj nuk kishte si qëllim rikthimin e pronës te pronari i ligjshëm, por krijoi një sistem të ndërlikuar shpërndarjeje, duke sjellë mbivendosje pronash dhe abuzime me dokumente të falsifikuara.

Ai gjithashtu kritikoi procesin e legalizimeve, i cili nisi në vitin 2006 dhe ka kaluar në disa faza ligjore deri në versionin e fundit të vitit 2020. Sipas tij shumë qytetarë që kanë aplikuar për legalizime që nga viti 2006 ende nuk kanë marrë një përgjigje, ndërsa një pjesë e madhe hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania.

Ai shtoi se shteti duhet të marrë masa për të garantuar zgjidhje të qarta dhe efektive për pronarët dhe qytetarët që ende përballen me pasiguri mbi pronat e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb