TIRANE

Në 26 Prill të çdo viti Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të botës, feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, për të promovuar rëndësinë e saj në inkurajimin e shpikjeve dhe krijimtarisë së mendjes njerëzore.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale ka ofruar një mundësi unike çdo vit për t’u bashkuar me të tjerët rreth globit për të marrë në konsideratë se si pronësia intelektuale kontribuon në nxitjen e inovacionit dhe është një shtyllë shumë e fortë e ekonomisë së një vendi.
E ftuar në Vila24 drejtoresha e DDPI Rovena Beqiraj tregoi si të mbrojmë markën tregtare.

“Regjistrimi i markës tregtare është një element thelbësor për çdo biznes, shoqëri tregtare apo person fizik tjetër. Marka tregtare si një e drejtë pronësore sigurohet duke u regjistruar pranë institucioneve përkatëse kombëtare ose ndërkombëtare të pronësisë industriale.
Në vendin tonë, institucioni përgjegjës për regjistrimin e markave tregtare dhe objekteve të tjera të pronësisë industriale është Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI).
Në Republikën e Shqipërisë, afati kohor i regjistrimit të markës tregtare është 10 vjet, duke filluar nga data e depozitimit të aplikimit për regjistrim marke, por ky afat mund të ripërtërihet në mënyrë të pakufizuar për periudha dhjetëvjeçare. Është mirë të zgjidhet një markë që të prezantojë sa më mirë biznesin në mënyrë që ajo të jetë e lehtë për tu mbajtur mend, dhe të jetë tërheqëse dhe joshëse për syrin e konsumatorit”- tha Beqiraj për NEWS24!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb