Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar lëvizjet e fundit të qeverisë “Rama”, ndërsa theksoi se kryeministri po dhunon hapur Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera, Meta tha se shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Sipas tij premtimet e bëra së fundmi, janë vetë propagandë për zgjedhjet.

“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje. Nga vitit 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte.  Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it.”, tha Meta.

Deklarata e plotë:

Edi Rama në ethet e humbjes së sigurtë të 14 Majit që po afron, ka filluar të hapë përpara shqiptarëve thesin e gënjeshtrave të përsëritura kaq shpesh e në mnyrë bajate gjatë 10 viteve.

Si shpërdoruesi më i madh i parave publike që ka njohur ndonjëherë qeverisja e vendit dhe si shkatërruesi më i madh i çdo interesi publik, pas 10 vjetësh në qeverisje, ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar sërish me premtime boshe qytetarët shqiptarë.

Ajo që shqiptarët e kanë provuar në kurrizin e tyre më së miri dhe e provojnë çdo ditë është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë tronditëse koston e jetesës, ndërsa rrogat e pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë.

Është fakt e zeza në të bardhë se ndërsa në përiudhën 2005-2013, pensionet në qytet u rritën ndjeshëm deri në 70%, ky që premton dhe mashtron sot, për 10 vite i rriti vetëm 22% në qytet dhe 28% në fshat.

Pra, gjatë periudhës 2005-2013 pensionet në qytet u rritën 3.3 herë dhe në fshat 6 herë më shumë sesa janë rritur në 10 vitet e qeverisjes së Ramës.Të gjithë shqiptarët e kanë provuar qeverisjen e tij të korruptuar, me rritjen e çmimeve, të cilat, nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë rritur me 50% dhe kjo rritje galopante vazhdon edhe në vitin aktual 2023, ku deri në shkurt indeksi i rritjes së çmimeve ka vajtur 64%.

Është fakt se në qeverisjen e Ramës paga mesatare, paga minimale dhe pensionet janë më të ulëtat në rajon si asnjëherë tjetër, pra janë më të ulëta edhe sesa vende me mundësi ekonomike dhe financiare më të pakta sesa Shqipëria.

Është shumë e qartë për të gjithë se në këto 10 vjet varfëria është thelluar, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe inflacioni është rritur.Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve, pensionistëve u premtohen 5 mijë lekë të reja, që janë shpenzimet minimale të një jave, apo për ta përkthyer më thjeshtë, çmimi i një thesi miell, apo në disa në raste, duke u mos mjaftuar as për të blerë ilaçet e muajit.

Pra Edi Rama është në një borxh shumë të rëndë me shqiptarët e sidomos me pensionistët dhe punonjësit e administratës sepse janë shqiptarët ata kanë prodhuar rritje ekonomike me sakrificat e tyre dhe e cila është gabitur nga korrupsioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe nuk iu është kthyer shqiptarëve që e kanë prodhuar këtë rritje ekonomike dhe që i takonte të shpërbleheshin në mënyrë të drejtë prej saj.

Pse Rama priti muajin Prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët, kur të ardhurat shtesë me rreth 400 milionë euro që ka mbledhur shteti vetëm për shkak të rritjes së çmimeve, i kishte në dispozicion që në fund të dhjetorit të vitit 2022, dhe duhet t’i shpërndante brenda atij viti, për të përballuar rritjen e kostos së jetesës për shkak të rritjes drastike të çmimeve?

Edi Rama dhunon hapur Kodin Zgjedhor me këto mashtrime elektorale, por kjo nuk ja ndryshon dot humbjen e sigurtë në 14 maj.

Thyerja e Kodit Zgjedhor në mënyrë flagrante tregon veçse dëshpërimin e Edi Ramës që i vënë me shpatulla për muri, për 10 vite mashtrime, premtime të pambajtura dhe asnjë punë të bërë, është përpara gjykimit të popullit të grabitur dhe të vjedhur.

Në rast se Edi Rama do të donte të rriste vërtetë pagat, ai e kishte mundësinë që në shtator të miratonte projektligjin e Partisë së Lirisë të paraqitur në Parlament për indeksimin vjetor të pagave të detyruar me ligj çdo vit. Në përputhje me rritjen ekonomike të vendit dhe inflacionin.

Në 14 Maj jam i bindur që qytetarët me votën e tyre do t’i japin ndëshkimin e merituar mashtrimeve të përsëritura të Edi Ramës.

Në 14 Maj, me votë të gjithë bashkë do të votojmë për t’i dhënë ndëshkimin e merituar kryeministrit dhe qeverisjes më të korruptuar në Europë që ka falimentuar gjatë këtyre 4 viteve kur ka patur 100% të bashkive dhe këshillave bashkiakë si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe ka shkatërruar realisht pushtetin vendor duke falimentuar edhe disa nga bashkitë që duhet të ishin më të pasurat e vendit si Kavaja, Vora dhe shumë të tjera.

Në 14 Maj, qytetarët me votën e tyre rikthejnë llogaridhënien për përdorimin transparent të çdo leku të taksave të tyre sepse më në fund taksat e shqiptarëve duhet të prodhojnë të mira ekonomike që iu kthehen atyre dhe familjeve të tyre, që prodhojnë shërbime më të mira, infrastrukturë më të mirë, dhe që ua bëjnë jetën atyre më të lehtë dhe mbi të gjitha që i motvion të rinjtë dhe fëmijët e këtij për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri, dhe jo për t’u larguar për shkak të keqqeverisjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: