Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, pjesë e grupit të PD, Xhonatan Pano, në fjalën e tij mbajtur në protestën para Kryeministrisë se të rinjtë janë ata që duhet të lëvizin “malin” e frikës dhe heshtjes për të larguar pushtetin e lidhur me krimin.

Pano tha se “propaganda thotë se ne nuk ia dalim”, ndërsa shtoi se forcën e qytetarëve dhe të bashkimit të tyre nuk mund ta ndalin.

“Sot Goliati vishet me kostum, drejton bandat. Ejani të lëvizim malin jo për një parti por për shtëpitë tona, fëmijët tanë, të lëvizim malin e frikës, malin e heshtjes. Ne jemi gjenerata që do të shkulim degjeneratën”, u shpreh këshilltari i PD, në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Xhonatan Pano.

Xhonatan Pano: Ne do ta lëvizim këtë mal se përfaqësojmë të rinjtë që nuk gjejnë vend në vendin e tyre, duhet të themi mjaft me një shtet të kapur, sepse nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi. Sepse pa votën e lirë nuk kemi shtet. Ata thonë se mali nuk lëvizet. Propaganda thotë se ne nuk ja dalim. Sot Goliati vishet me kostum, drejton bandat. Ejani të lëvizim malin jo për një parti por për shtëpitë tona, fëmijët tanë, të lëvizim malin e frikës, malin e heshtjes. Ne jemi gjenerata që do të shkulim degjeneratën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb