Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar dhe akuzuar Ministrinë e Arsimit për propagandë në shkolla.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vokshi ka shkruar se Ministria e Arsimit me në krye  ministren Evis Kushi dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit Durrës, kanë shpërndarë aktivitet politike të Partisë Socialiste, teksa ka bërë thirrje mësuesve dhe drejtorëve të shkollave që të refuzojnë këtë nismë.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Shkelje flagrante e ligjit.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës shpërndan aktivitet politike të Partisë Socialiste.

@eviskushi të shkarkohet!

Drejtuesit e #DRAP që postojnë aktivitete politike të shkarkohen menjëherë.

@kqzshqiperi të marrë menjëherë masa për Ministren Kushi dhe drejtuesit e Drejtorive arsimore.

#Politizimi i arsimit, #shantazhimi prej #patronazhistëve të Partisë shtet, kërcënimi me vendin e punës, janë arsyet pse sot #arsimi është në gjendjen me të keqe në të gjithë historinë e vet.

Fëmijët e të rinjtë meritojnë një sistem arsimor cilësor e të barabartë!

Drejtorët e shkollave, mësuesit të refuzojnë shpërndarjen e propagandës së Partisë Socialiste!! Të protestojnë për trajtimin me respekt e dinjitet, siç atyre ju takon!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb