Hamasi i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke kërkuar që Uashingtoni të garantojë një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të menjëhershëm të gjysmës së pengjeve, sipas një raporti të mediave amerikane.
Ky propozim vjen menjëherë pasi shumë shtete, mes tyre edhe pjesë të G7 kanë njoftuar njohjen e Palestinës. Trump kërkoi që të gjitha pengjet të lirohen shpejt, në këtë kundërt do vijojë fushata ndaj Hamasit.
Nuk dihet nëse Trump do të diskutojë këtë propozim për marrëveshje, në një njohë kur Izraeli tashmë ka larguar gjysmën e popullsisë së qytetit të gazës, mbi 500 mijë banorë dhe kur ofensiva ndaj Hamasit është në ditët më intensive të saj.
