Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën e sotme për mediat edhe për propozimet e opozitës dhe kreut të saj Lulzim Basha për situatën e COVID-19 për të ndihmuar familjet që kanë persona të prekur. Rama i cilësoi sugjerimet e PD si poker i Bashës dhe tha se ai ngre podin, ne rrisim vigjilencën.
“Tani le të qëndrojmë në seriozitetin e çështjes dhe mos ta ngatërrojmë pokerin e Lulzim Bashës me çështje serioze sepse janë dy gjëra që nuk kanë përputhshmëri me njëra-tjetrën.
Lulzim Basha vepron si në poker, ku ngre podin, këtu jemi për të vepruar si shoqëri dhe si shtet për të ngritur vigjilencën. Nuk janë vetëm numrat e infektimeve, por janë edhe numrat e shtrimeve, por janë dhe numrat atyre që marrin terapi intensive që krijojnë që atë që ka filluar të artikulohet në disa vende si semafori që përcakton dritat që krijojnë mundësinë e lëvizjes, ndalojnë ose bllokojnë lëvizjen. Pa shkuar deri atje, të jemi këtu ku jemi sot”, tha Rama.
