Deputetët e VMNRO-DPMNE-së dhe “E Majta”, gjatë fjalimit të presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë protestuar kundër “propozimit francez” me pankarta në të cilën shkruhet “Jo ultimatumit”.

Ata nuk tentuan ta ndërpresin fjalim e saj, por vetëm ngritën pankartat që tregonin mospajtim për propozimin e presidencës franceze me BE-në, e cila duhet të nisë procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në një moment pranë foltores është afruar deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i cili ka vendosur pankartën para kreut të KE-së me mbishkrimin “Jo”.

Sfdgh

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb