Tritan Shehu ka depozituar kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me botimin e artikullit me bashkëautor të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Shehu nënvizon se kanë bërë një propozim publik drejtuar BE për një qasje të re në procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në reagimin e tij, Tritan Shehu thotë se cënohen interesat strategjike të Shqipërisë, Kosovës dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon.
Reagimi i plotë;
Depozitova kerkesen per interpelance me Kryeministrin ne lidhje me botimin e artikullit me bashkeautor Z. Vucic. Teksti i kerkeses eshte ne vazhdim:
— Me 28 shkurt 2026, Kryeminisri Z. Edi Rama, me bashkeautoresi te Presidentit serb Aleksander Vucic kanë publikuar një editorial ne median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Së bashku, ata kane bërë një propozim publik drejtuar Bashkimit Europian per një qasje të re ne procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perendimor, duke hequr dore nga antaresimi i plote duke u vetemjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshem dhe zoněn Schengen.
Pavaresisht se ai eshte nje artikull, nuk mund te mos reflektoje nje vullnet politik te Kryeministrit dhe per rjedhoje te Qeverise se Shqiperise, aq me shume kjo kur realizohet ne bashkeautoresi me Presidentin e Serbise. Si I tille ai ka detyrimisht pasoja politike e diplomatike rajonale, ne maredheniet e vendit tone me Brukselin e vendet partnere, gje qe ben imperative kete interpelance parlamentare.
Ne fakt ky qendrim i Kryeministrit Edi Rama bie në kundërshtim me Rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shipěrise, ku shprehet qartesisht vullneti per antaresimin e plote në BE si objektiv madhor dhe strategjik, te rikonfirmuar permes deklaratave të perbashkëta Shqiperi-BE në kuadër të Komitetit
Nderparlamentar të Stabilizim Asocimit. Njëkohesisht keshtu shkelen parimet e Kuadrit Negociator Shqiperi-BE, qe perben një angazhim kontraktual me Bashkimin Europian. Dhe më e rendesishmja, keshtu cenohen interesat strategjike të Republikës së Shaiperisë, Republikës së Kosovës, dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon.
Me qellim garantimin efektiv te vullnetit te shprehur nga Kuvendi, si dhe te interesave strategjike kombëtare, në cilesinë e deputetit te Kuvendit te Shqipërise, bazuar nü nenin 80, pika 1 te Kushtetutes dhe nenin 96. pikat 1 dhe 2 te Regullores së Kuvendit, kerkoj zhvillimin e nje interpelance me Kryeministrin Z.Edi Rama lidhur sa më siper paraqita.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin,
