Debati mes Kosovës dhe Serbisë për shkëmbin territoresh është kthyer në një ndër temat më e nxehta në Gadishullin e Ballkanit.
Për këtë ka reaguar edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim, Albuin Kurti ka deklaruar se Tirana zyrtare duhet të dalë kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për “shkëmbim territoresh”.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social “Facebook”, vetë partia e Vetëvendosjes ka theksuar se Tirana nuk duhet të qëndrojë duarkryq, por të ndalojë këtë manovër të copëtimit të Kosovës.
(m.k/BalkanWeb)