TIRANE– Pas afro rreth dy javësh nga dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, kryeministri Edi Rama ka propozuar sot emërimin e ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.
“BalkanWeb” mëson se ky propozim i është dërguar sot paradite Presidentit Ilir Meta.
Po ashtu Presidenti ka dekretuar sot edhe lirimin nga detyra si kreu i SHISH te Visho Ajazit, ndërsa nuk dihet nëse do ta pranojë kërkesën e kryeministrit.
Por kush është personi që do zëvendësojë Visho Ajazi Lika?
Ish kreu i SHISH, do të mund të zërë kështu vendin e ish- deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013. Ai u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama.
Më pas presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e tij. Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.

(d.d/BalkanWeb)
