Ministria gjermane e Drejtësisë ka paraqitur një propozim që parashikon heqjen e termit “racë” nga Ligji Themeltar i Shtetit, Kushtetuta gjermane, që do të diskutohet në qeveri.
“Ministria e Drejtësisë dërgoi një projekt diskutimi, që nuk ka marrë ende miratimin e qeverisë federale, me shoqëritë e përfshira me mundësinë për të shtuar komente”, deklaroi një zëdhënës i kësaj ministrie.
Sipas këtij propozimi, neni 3 i Ligjit Themelor gjerman nuk do të ndalojë më diskriminimin të bazuar në pretendimin e “racës” së një personi.
Aktualisht pjesa e diskutueshme thotë se askush nuk duhet të diskriminohet apo të privilegjohet në bazë të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit, pikëpamjeve fetare ose politike.
Ky term i “racës” i pranishëm në Ligjin Themelor që daton nga 1949 ishte shkruar në kontekstin e periudhës së pasluftës, Gjermania dëshironte të kthente përfundimisht faqen mbi nacional socializmin dhe racizmin e tij të institucionalizuar.
“Ligji Themelor përdor këtë term jo për të njohur ideologji racore, por për t’u distancuar prej tyre”, shkruan ministria në draftin e saj.
