SARANDE-Një 50-vjeçare e dënuar për ushtrim prostitucioni në Sarandë, ka alarmuar jo vetëm të dënuarat e tjera, por edhe banorët e qytetit jugor.

 

Gazeta panorama, e cila publikon dhe epikrizën e spitalit të burgut, shkruan se gruaja me iniciale N.S rezulton të jetë e infektuar me HIV/AIDS dhe sifiliz, si pasojë e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Sipas policisë, 50-vjeçarja e cila u arrestua në gusht të vitit të kaluar, ushtronte prej 5 vitesh prostitucion kryesisht me moshat e mëdha, kundrejt një shume prej 500 lekësh të reja.

 

Më 5 janar të këtij viti ajo u shtrua në spitalin e burgut, pas përkeqësimit shëndetësor të saj. Rezultatet e analizave nxorën se gruaja vuante nga dy sëmundjet e rënda, seksualisht të transmetueshme, ndërkohë që pak ditë më pas ajo kërkoi të rikthehej sërish në burg, ku vuajnë dënimin dhe dy vajza të reja të cilat ajo i shfrytëzonte për prostitucion.

 

(a.n/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: