DURRËS – Katër persona, mes të cilëve dy pronarë lokali në qytetin e Durrësit janë arrestuar pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Uniformat blu, pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Bujtina”.

Në pranga ranë shtetasit: P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës,  tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; S. G. 60 vjeçe,   banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore; B.S. 34 vjeçe,  banuese në Durrës,   e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion” dhe P.  L. 43 vjeç,  banues në  Rromanat, Durrës, klient.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth,  Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës  2000- 3000 lekë, me klientë  të këtij lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb