Kthimi në Turqi me fanellën e Sivaspor, po rishfaq edhe një herë Rei Manajn “normal”, i cili në sezonet e kaluara ishte kthyer në një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin turk.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare  ka lënë pas eksperiencën e dështuar në Emiratet e Bashkuara Arabe e me kthimin në Turqi, duket se ka gjetur edhe një herë ritmin e tij para portës. Fitorja e sotme e Sivaspor në transfertë ndaj Serikspor mbante përsëri firmën e Manajt, pasi ai shënoi golin e vetëm në transfertë për ekipin e tij.

Kështe, që nga fillimi i shkurtit, kur iu bashkua Sivaspor, rezulton se ai është bërë protagonist duke shënuar 4 gola e dhënë një asist për ekipin e tij, duke u shfaqur përsëri lojtari më vendimtar i skuadrës. siç kishte mësuar në sezonet e mëparshme me klubin turk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb