Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës.

“Vijon revolucioni i pamposhtur.
Sot beteja i zhvillua në sall nga deputetët tanë të cilët denoncuan e dënuan para shqiptarëve shkelmimin e Kushtetutës me urdhër të krim-kryeministrit Rama, ose krim-ministrit Rama.

Tentoi të shkatërronte opozitën dhe ka rekrutuat me korrupsion partnerit tonë të madh kundërzbuluesin në një akt anti-SHBA e anti NATO.

Ky akt dhe mbrojtja që po i bën [pseudo mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike dhe një kryeministër që mbron me çdo çmim e kusht pushtetin e interesat e Putinit dhe Putinit të vogël në Beograd.

Protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës.
Nuk mund të quhet kryeministër ai që paguan kundërzbuluesin e botës ndaj opozitës”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb