Analisti Mentor Kikia, i ftuar në programin e drekës në News 24 ka deklaruar se protesta duhet të ndryshojë qeverinë, për t’i dhënë më pas mundësi asaj tranzitore që të garantojë një proces zgjedhor të parakohshëm ku gara të jetë e barabartë.
Ai deklaroi se qeverisë tranzitore i lind detyra të hartojë reformën e thellë elektorale dhe atëherë vota e lirë përcakton kush do të jetë kryeministër.

“Qeveria tranzitore nuk mund të jetë një qeveri që zgjidh të gjitha problemet e kaluara. Nuk ka si detyrë të zgjidhë problemin e bujqësisë, ilaçeve. Ne kemi shumë probleme, asnjë qeveri nuk i zgjidh në mënyrë magjike, ajo që na mungon ne është mekanizmi për të ndrsyhuar qeveritë.
Kur ka një gjë që nuk ecën, ndërrohet qeveria dhe vjen në pushtet partia tjetër.
Nëse ka probleme biznesi t’i zgjidhë me qeverinë. Protesta nuk zgjidh problemet e arsimit, shendetësisë.
Kjo protestë duhet të zgjidhë vetëm një çështje, të ndryshohet qeverisja dhe qeveria tranzitore të garantojë një proces zgjedhor të parakohshëm me rregulla loje të barabarta. Po ashtu të hartojë një ligj zgjedhor që të çlirojë votën nga ndikimi, të garantojë transparencë financiare të partive, duke pamundësuar futjen e parave të krimit për të furnizuar makineritë elektorale.
Po ashtu të hartohet reforma e thellë elektorale dhe atëherë vota e lirë përcakton kush do të jetë kryeministër.
Nëse kjo qeveri nuk na pëlqen e heqim me zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Kikia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: