Kreu i PD, Sali Berisha tregoi detaje nga organizimi i protestës së 10 shkurtit para Kryeministrisë.
Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, por shtoi se “kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”.
Sali Berisha: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim
dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi
nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne
që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë.
Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka.
