TIRANE

Një ditë para protestës së opozitës, ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli komenton atë që mund të ndodhë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në News 24, Kadilli shprehet me bindje se këtë herë nuk bëhet fjalë më për një protestë, por për një revoltë popullore.

“Shumë sinqerisht ka kapërcyer momenti që protesta të ketë nevojë për koregrafi. Ne po i kthehemi revoltës, jemi në pragun e revoltës.

Nuk jemi në një protestë që mund ta dirigjojmë. Jemi një popull europian dhe nuk e meritojmë ta kemi opozitën jashtë Kuvendit, ky duhet të marrë fund.

Populli duhet të vijë të përballet me të keqen. Kushdo që bindet të ketë mundësinë të vijnë atje. Kjo nuk mund të ndodhë se pastaj bëhet rrugë. Nëse vazhdojmë me Edi Ramën, i kemi falur Shqipërisë modelin Putinist.”-tha Kadilli, nga studioja e News 24.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb