Ish-kandidatja e PD në listën e hapur të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Jola Hysaj, në një mesazh në rrjetin social Instagram, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga opozita të hënën në orën 18:00 para kryeministrisë.
Hysaj shkruan se shqiptarët duhet të protestojnë sepse çdo ditë po paguajnë më shtrenjtë për të jetuar më keq.
“Sepse puna nuk garanton më dinjitet, pensioni nuk garanton mbijetesë dhe e ardhmja nuk garanton shpresë.
Duhet të protestojnë sepse shteti po flet, por nuk po dëgjon. Sepse vendimet merren larg qytetarëve, ndërsa pasojat bien mbi ta. Sepse drejtësia selektive, mungesa e transparencës dhe papërgjegjshmëria politike kanë gërryer besimin publik.
Protesta e 22 dhjetorit është një vijë ndarëse: mes dorëzimit dhe qytetarisë aktive. Nuk është akt rebelimi, por akt vetërespekti. Është kërkesë e qartë që pushteti të kthehet te misioni i tij: shërbimi ndaj njerëzve”, shkruan demokratja.
Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?
Sepse durimi nuk është pafund dhe heshtja nuk është zgjidhje. Shqiptarët duhet të protestojnë sepse çdo ditë po paguajnë më shtrenjtë për të jetuar më keq. Sepse puna nuk garanton më dinjitet, pensioni nuk garanton mbijetesë dhe e ardhmja nuk garanton shpresë.
Duhet të protestojnë sepse shteti po flet, por nuk po dëgjon. Sepse vendimet merren larg qytetarëve, ndërsa pasojat bien mbi ta. Sepse drejtësia selektive, mungesa e transparencës dhe papërgjegjshmëria politike kanë gërryer besimin publik.
Protesta e 22 dhjetorit është një vijë ndarëse: mes dorëzimit dhe qytetarisë aktive. Nuk është akt rebelimi, por akt vetërespekti. Është kërkesë e qartë që pushteti të kthehet te misioni i tij: shërbimi ndaj njerëzve.
Të mos protestosh do të thotë të pranosh normalizimin e padrejtësisë. Të protestosh do të thotë të mbrosh të drejtën për një jetë të jetueshme në vendin tënd. Dhe kjo është arsye e fortë, e thellë dhe e mjaftueshme për të dalë në shesh.
