Gazetari Erl Murati, i pyetur në studion e News24, për protestën që po zhvillon prej 4 javësh kryetari i “Shqipëria Bëhet” dhe aktivistët e tij, u shpreh se ky aksion është për tu admiruar.
Murati tha se Lapaj, është një politikan i ri, që nuk i ka asnjë borxh politikës dhe nuk mban mëkate, e megjithatë, për shkak të apatisë së shoqërisë shqiptare, ai nuk e ka fuqinë të nxjerrë qytetarët në shesh.
“Protesta e tij është një sakrificë të qëndrosh përballë zyrës së kryeministrit. Fatkeqësisht në këtë vend shoqëria është apatike, dhe sikurse PD e ka të vështirë të ngjallë revoltë popullore për ta nxjerrë popullin në shesh, si projekt politik për moemtnin nuk e ka atë prespektivë që duhet të ketë një lëvizje e re në vend”, tha Murati.
Në lidhje me përplasjet e policisë me protestuesit, gazetari Erl Murati u shpreh se kjo situatë duhet të jetë në vëmendjen e Avokatit të Popullit dhe shoqatave të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut.
“Sjellja e policisë vjen nga një lloj nervozizmi që strukturat shtetërore kanë ndaj kësaj porteste. Patjetër që ka vend që jo vetëm Avokati i Popullit por dhe institucione të tjera të shohin nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut”, u shpreh Murati.
Erl Murati: Protesta e Lapajt ngjall admirim, duke qenë se ky politikan nuk i ka rënduar qytetarit shqiptar, nuk ka përfituar dhe nuk i ka asnjë borxh politikësh shqiptare. Qëndresa e tij prej 4 javësh është për tu admiruar dhe i qëndron besnik idealit të tij. Protesta e tij është një sakrificë të qëndrosh përballë zyrës së kryeministrit. Fatkeqësisht në këtë vend shoqëria është apatike, dhe sikurse PD e ka të vështirë të ngjallë revoltë popullore për ta nxjerrë popullin në shesh, si projekt politik për moemtnin nuk e ka atë prespektivë që duhet të ketë një lëvizje e re në vend.
Pavarësisht se Lapaj nuk mori rezultat të keq, por ai është pjesë e asaj opozite të re që nuk ka gjynahe për të larë dhe do të duhet që qytetarët ti besojnë më shumë. Apeli është ky që ciklet politike janë njësoj si në jetë, ssa më shumë të qarkullojë aq më shumë ka jetëgjatësi.
Sjellja e policisë vjen nga një lloj nervozizmi që strukturat shtetërore kanë ndaj kësaj porteste. Patjetër që ka vend që jo vetëm Avokati i Popullit por dhe institucione të tjera të shohin nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut.
