Gazetarët do të protestojnë nesër përpara godinës së Fokus Media Group, pas fikjes së sinjalit të News 24.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi këtë veprim si një akt terrori ndaj fjalës së lirë.
Ai dënoi rrethimin e redaksive me forca policie dhe ushtarake dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Blushi paralajmëroi se heshtja përballë frikës rrezikon vetë themelet e demokracisë.
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Tedi Blushi:
“𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈𝐬 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈.”
Fikja arbitrare e sinjalit të “Neës24” dhe rrethimi me forca të policisë dhe ushtrisë i redaksive të “Neës 24”, “Balkanëeb”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama” është një akt terrori ndaj fjalës së lirë dhe së drejtës të qytetarëve për t’u informuar.
Në solidaritet të plotë me gazetarët, ftoj të gjithë qytetarët që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë t’i bashkohen nesër protestës së tyre.
Një shoqëri që hesht nga frika, nuk është e lirë, është e pushtuar.
Reago që nesër tirania të mos trokasë në derën tënde dhe askush të mos jetë aty për të reaguar në mbrojtje të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit tënd njerëzor.
📅 11 gusht 2025
🕛 12:00
📍 Para Fokus Media Group.
𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐯𝐝𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐞̈.
(BalkanWeb)
