Përfaqësuesi i PD, Enno Bozdo në një reagim në facebook ka shprehur solidaritetin me protestën e lajmëruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë në mbështetje të kolegëve të News24, të cilët prej dy ditësh nuk lejohen të kryejnë detyrën, pasi u janë mbyllur dyert e televizionit.

Proteesta
Proteesta

Bozdo shkruan se pjesëmarrja është detyrë qytetare ndaj ka ftuar të gjithë gazetarët, qhytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të marrin pjesë në këtë protestë.

Më tej ai i ka bërë thirrje qeverisë që në mënyrë urgjente të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem.

“Heshtja nuk është opsion. Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanëeb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari”, shkruan Bozdo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb