Protestues të shumtë, duke përfshirë gratë e ushtarëve të bllokuar dhe në uzinën e çelikut të Azov në qytetin e Mariupolit, kishin mbuluar fytyrat me bojë të kuqe si simbol i gjakut, teksa kërkonin ndihmë për të afërmit e tyre.
Ata mbanin në duar lodra dhe veshje fëmijësh të mbuluara me bojë të kuqe që simbolizonte fëmijët e bllokuar brenda uzinës, raportoi Ansa.
Gratë e ushtarëve, disa prej të cilëve janë edhe të plagosur, u bënë thirrje liderëve botërorë dhe presidentit turk Recep Tajip Erdogan që të negociojnë për krijimin e një korridori humanitar për civilët dhe personelin ushtarak që të largohen nga qyteti.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit botëror dhe liderëve botërorë që të bëhen garantues dhe të dërgojnë përfaqësuesit e tyre, të cilët do të sigurojnë një korridor humanitar për luftëtarët dhe civilët tanë ukrainas që të dalin nga Mariupol, nga fabrika e çelikut Azovstal”, tha Yuliia, gruaja e një ushtari të bllokuar atje.
Protestuesit këndojnë himnin kombëtar, bërtasin slogane, ngrenë pankarta që synojnë qeverinë e Ukrainës, OKB-në, Kryqin e Kuq, por edhe Joe Biden, Emmanuel Macron, këdo që dëshiron t’i ndihmojë.
“Shpëtoni Mariupolin”, “Shpëtoni ushtarët tanë”, “Shpëtoni Azovstal”, “Shpëtoni Azov”, janë thirrjet e tyre të thërritura në kor.
Valentina, 26 vjeç, është një nga bashkëshortet e ushtarëve të bllokuar. Burri i saj, Valery dy javë më parë ai u plagos në këmbë dhe në fytyrë.
“Ai tha se nuk mund të shihte më asgjë. Por ai më përsërit vazhdimisht se është më mirë të vdesësh me armë në dorë sesa të vdes në spital’. Duhet t’i dërgojnë armë të tjera, t’i garantojnë korridore humanitare apo shkëmbime të burgosurish”, vijon Valentina, e cila planifikon një familje të madhe, me shumë fëmijë, kur të mbarojë lufta.
(BalkanWeb)
