Me skafandër dhe maska kundragaz, forca të shumtë policie janë rreshtuar para godinës së Kryeministrisë, teksa protesta e opozitës pritet të nisë nga çasti në çast.
Sic shihet në videot, dhjetëra qytetarë, simpatizantë të PD janë drejtuar në vendin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa duket një angazhim më i madh i forcave policore.
Kurse lideri i opozitës, Sali Berisha, pak momente më herët u përshëndet me militantët demokratë në hyrje të godinës së selisë së PD, ndërsa pritet mbërritja e tij në shesh.
