TIRANE

Pas protestës së paralajmëruar nga opozita, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për media shprehet se kjo e fundit  ka frikë nga krijimi i SPAK. Balla tha se në seancën e Kuvendit sot priten 2 vendime të rëndësishme.

“Sot në seancë kemi 2 vendime shumë të rëndësishme. Sot miratojmë në parlament strukturën e KLGJ e KLP. Sjella e opozitës anti-kushtetuese, kanë frikë nga SPAK”, tha Balla.

Kujtojmë që Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës. Ndërkohë  nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar protestë sërish.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë më herët se PD po mobilizon strukturat e partisë për protestë para orës 16:30 në Kuvend. Të njëjtat burime thanë se shumica e protestuesve do të jenë nga Tirana. Protesta do të jetë pak para nisjes së seances plenare sot në  Kuvend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb