Analisti, Fatos Lubonja, gjatë emisionit “Studio 24” në News24, u shpreh se në Shqipëri prej kohësh qytetarët nuk ndjekin me besim partitë politike.
Lubonja tha se arsyeja është zhgënjimi në vite.
“Ka kohë që populli nuk ndjek në atë mënyrë me atë besim, një forcë politike. Edhe 21 janari i famshëm për 700 mijë euro, shkoi një popull që u thirr nga opozita, shkuan dhe 300 petrita që vunë flakën, ishte protest e thirrur nga opozita. Vetëm protesta për armët kimike është protestë qytetare.
Kjo vjen nga zhgënjimi i politikës, nëse do të flisnim për periudhën e Ramës, është mpirja, taktika për të bërë indiferentin ndaj protestave, sic është rasti i protestës së studentëve”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Kjo është një protestë që tregon se ajo ka fuqi për të grumbulluar njerëz. A është zemërimi i popullit për ato që ka ndodhur apo thirrja e PD. Më tepër është thirrja.
Ka kohë që populli nuk ndjek në atë mënyrë me atë besim, një forcë politike. Edhe 21 janari i famshëm për 700 mijë euro, shkoi një popull që u thirr nga opozita, shkuan dhe 300 petrita që vunë flakën, ishte protest e thirrur nga opozita. Vetëm protesta për armët kimike është protestë qytetare.
Kjo vjen nga zhgënjimi i politikës, nëse do të flisnim për periudhën e Ramës, është mpirja, taktika për të bërë indiferentin ndaj protestave, sic është rasti i protestës së studentëve.
Një pjesë e mirë e njerëzve janë të punësuar në shtet, ka shumë shkaqe.
