TIRANE –  Teksa protestuesit pritet të vendosen sot përpara parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm, forca të shumta policie janë shtuar rreth godinës së Kuvendit.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga vendngjarja se kordoni i policisë i vendosur nga të dyja anët e parlamentit në të dalë të pedonales, përbëhet nga policë meshkuj dhe femra.

20171218-084424

Po ashtu edhe gazetarja Marsela Karapanço tha se janë marrë tela me gjemba për rritjen e sigurisë, për t’u vënë në përdorim nëse pëshkallëzon situata. Protesta e opozitës së bashkuar nis në orën 09.30 dhe përfundon në orën 13.00.

telatt

Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj.

Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500. Nga Shkodra janë nisur 1000, nga Fieri 800, nga Lezha 1000, Saranda 50, 100 nga Berati.

2

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb