Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë thirrje për mobilizimin e rinisë në protestën kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Balliu e cilësoi këtë veprim si një manovër elektorale dhe paralajmëroi se opozita nuk do të lejojë censurimin e fjalës së lirë.

“Qeveria po mbyll TikTok-un për qëllime elektorale! Nuk do ta lejojmë censurën dhe kontrollin e fjalës së lirë!” – shkroi Balliu, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestë.

Protesta është planifikuar të mbahet të shtunën, më 15 mars 2025, në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb