Ka mbaruar për ditën e sotme, protesta e Partisë Demokratike, e disata me radhë në kuadër të mosbindjes civile.

Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, efektivët kanë shoqëruar disa persona.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia kishte dhënë leje për protestë paqësore, por kishte deklaruar se do ndiqen penalisht individët që pengojnë qarkullimin rrugor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb