Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë Jim Watson, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kjo situatë erdhi pasi protestuesit kundërshtuan kufizimet e COVID-19 të cilët paralizuan qendrën e Otavas.
Mijëra protestues zbritën në Otava përsëri në fundjavë, duke iu bashkuar pjesën tjetër që kishin mbetur që nga fundjava e kaluar.
“Karvani i kamionëve të lirisë” ka tërhequr mbështetje nga shumë republikanë të SHBA-së, përfshirë ish-presidentin Donald Trump, i cili e quajti kryeministrin, Justin Trudeau, një “i çmendur të së majtës” që “ka shkatërruar Kanadanë me mandate të çmendura Covid”, shkruajnë mediat e huaja.
(BalkanWeb)