Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka sfiduar hapur drejtuesit e forcës së tij politike, duke marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pavarësisht qëndrimit zyrtar të PD-së, e cila nuk i bashkua protestës, Leskaj u shfaq mes protestuesve në sheshin “Skënderbej”, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij për liderët e UÇK-së.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e tij në kundërshtim me linjën e partisë, ai reagoi me një deklaratë të prerë:

“Kush po e rruan për urdhrat?”, tha Leskaj, duke larguar mikrofonin e gazetares dhe duke vijuar pjesëmarrjen në protestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb