Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga forcat e shtuara të Policisë, ndërsa në oborrin e tij kanë hyrë protestuesit, të cilët kanë dalë me ftesë të organizatave të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vete 600x360 1
Vete 600×360 1
284409603 429856488644786 9205568550038039908 N 600x360
284409603 429856488644786 9205568550038039908 N 600×360

Ata po protestojnë pasi ndihen të diskriminuar nga mospërfshirja në ligjin për pagën minimale.

Trupat e policëve janë vendosur para dyerve të objektit të Kuvendit, por të mos i lënë protestuesit të hyjnë brenda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb