Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke analizuar edhe vijueshmërinë e protestës.
Gjatë intervistës, Kalaja shtoi se qytetarët e kanë humbur besueshmërinë te klasa politike në përgjithësi. Protesta nënvizoi ai po zgjerohet dhe se kauza mbetet e njëjtë, dorëheqja e kryeministrit.
“Çështja e të gjithë çështje është shpëtimi i Shqipërisë. Nuk mundet që një kryeministër të marrë katër mandate…sidomos në Shqipëri…Politika është mision dhe jo një profesion. Por kjo duhet të ndryshojë”, tha ai.
Më tej ai u ndal edhe tek takimet e njoftuara nga kryeministri Edi Rama, për të cilat tha se janë “pseudodëgjesa”, dhe se sipas tij Rama nuk i ka pyetur fare.
“Ai nuk po i dëgjon fare qytetarët. Nuk ka reflektim nga zoti Rama. Ai ka bërë një hartë territoriale që ka sjellë protesta në gjithë Shqipërinë. Kemi parë shumë agresivitet në Poliçan janë djegur tesera të PS gjë që nuk ishte parë. Divjaka vazhdon të jetë çdo ditë në protestë. Kauza është mbështetur nga europa perëndimore. Mendoj që edhe shumë shpejt do të kemi një mesazh të qartë edhe nga SHBA. Do kemi mesazhe shumë të forta në Tiranë, do kemi mesazhe të forta nga ambasada amerikane në Tiranë”, tha mes të tjerash ai.
