ELBASAN

Dhjetëra gjimnazistë të Elbasanit i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës se tyre sot.

Përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08.00 qëndronin një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim. Ndërkohë mësuesit u kanë bërë thirrje të mos bojkotojnë mësimin maturantëve. Disa prej tyre janë futur në mësim, ndërsa një pjesë tjetër është nisur  drejt sheshit kryesor të qytetit.

Gazetari Fatmir Popja tha për “BalkanWeb se studentët janë nisur nga Elbasani me mjete private për t’iu bashkuar protestës, e cila vijon për 7 ditë para ministrisë së Arsimit.

“Kanë vendosur flamurin Kombëtar përpara Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentët janë nisur në grupe të vogla me makina private, por edhe me mjete të transportit drejt Tiranës”, theksoi Popja.

Me pankarta të ndryshme ”Koha e maskarenjve” si dhe  “Dinjiteti nuk matet me pozitat që zotëron, por me vetëdijen që i meriton”, studentët e Elbasani vijojnë të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb