Një prej protestuesve në shesh ka deklaruar se protesta kundër qeverisë po hyn në një fazë të re, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshim.

“Sakrifica nuk ka qenë e lehtë, jemi këtu për ëndrra të mëdha. Thirrja: jemi të gjithë këtu dhe jemi të gjithë njëlloj. Kjo është detyra për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, u shpreh ai.

Protestuesi e cilësoi situatën si një betejë me një regjim që, sipas tij, nuk është i lehtë për t’u mundur, por theksoi se bashkimi i qytetarëve e bën të mundur ndryshimin.

“Është betejë me një regjim që nuk është e lehtë ta mundim, por asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi të gjithë bashkë. Bashkohuni në marshim me ne, do të flasim për gjëra konkrete, sepse tashmë protesta kalon në dinamika të reja”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb