Në një komunikim për gazetarin Osman Stafa, Klevis Balliu pak para nisjes së Protestës Kombëtare, ka hedhur akuza ndaj policisë, duke thënë  se synojnë të provokojnë qytetarët dhe se ‘njerëz të infiltruar’, tentojnë të rrisin tensionet.

“Ne jemi në një protestë qëndresë, vazhdimësi përballje me regjimin. Kemi të dhëna që policia kërkon dhe po infiltron individë për të provokuar. Por do të marrin përgjigje nga sovrani. Fusin njerëz me kapuça, provokatorë që shajnë e sulmojnë. Për të futur kapsolla në çanta të të miturve. Por këtu nuk merret më njeri me këto. Ne duam të merremi me hallet e qytetarët, dhe e them që çdo diktature do ti vijë fundi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb