Në orën 18:00 pritet të nisë protesta kombëtare e opozitës. Forca të shumta policie, autobote uji si edhe një zjarrfikëse janë vendosur para Partisë Socialiste.
Në protestën e sotme është njoftuar se nuk pritet të ketë fjalime siç janë mbajtur në tubimet e kaluara.
Ndërsa rreth 1500 policë do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë protestës.
Ndërkohë përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur efektivë policie duke krijuar një kordon sigurie.

