Sot zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Vetëm pak momente para nisjes zyrtare të tubimit, qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku janë vërejtur masa të shtuara sigurie.

Tyo
Tyo

Policia ka vendosur kangjella metalike përpara Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policore janë pozicionuar pranë saj për të kontrolluar situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Sipas pamjeve nga terreni, një prej protestuesve ka pasur një debat verbal me efektivët e policisë, ndërsa një tjetër protestues është parë duke hedhur pllaka të vogla drejt ambientit përpara godinës së Kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar, por deri në këto momente nuk raportohet për përplasje fizike apo persona të lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb