Edhe këtë të premte, deputeti Klevis Balliu ka vijuar takimet me qytetarët.

Ai është ndalur në zonën e Astirit, ku ka bërë thirrje banorëve që të bashkohen në revoltë kundër qeverisë, të cilën ai e konsideron një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Balliu theksoi se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit është reagimi qytetar dhe revolta kundër një pushteti që, sipas tij, ka kapur shtetin dhe po e mban Shqipërinë në kthetrat e hajdutërisë.

“Revolta është shpresa e vetme për liri dhe për rikthimin e shtetit te qytetarët,” u shpreh Balliu, duke ftuar qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësive dhe abuzimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb