Aktivisti Edison Lika në protestën e 121 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ngriti një sërë shqetësimesh me të cilat përballet çdo qytetar në vend.
Ai gjithashtu i bëri thirrje shoqërisë civile, akademikëve, të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme sepse shoqëria duhet ta ketë të qartë se nuk ka kohë për të heshtur, por të bashkohen kundër regjimit.
“Sot kjo protestë ka treguar se partia në pushtet është e gjitha e kriminalizuar. Sa herë është folur për shoqërinë civile apo të drejtat të njeriut, studiot janë mbushur me njerëz që sot nuk i shohim në shesh. Këta që i kemi parë nëpër TV që dalin si përfaqësues të shoqërisë civile, ku janë sot? Sot kur natyrës së këtij vendi i është vënë shkelmi në fyt, ku janë të gjitha këto organizata mjedisore , përse nuk flasin. Dua të them se disa prej tyre i kemi parë në shesh por ata janë në minoritet.
Një mesazh edhe për akademikët, sot kur kanë popullin në krah duhet të dalin të flasin për atë që kjo qeveri i ka bërë vendit. Edi Rama i ka detyruar profesorë e akademikë të zihen me njëri-tjetrin. Por sot ata duhet të luftojnë përkrah nesh për Shqipërinë”, tha ai.
