Nënkryetari LSI-së Petrit Vasili, ka njoftuar se pas denoncimeve të bëra nga LSI për dhunën në protestën e zhvilluar ndaj qytetarëve ka njoftuar se Prokuroria ka nisur hetimin.

Ndërsa ka publikuar edhe dokumentin, Vasili shton se vendosja para drejtësisë së urdhëruesve të xhupëzinjve është detyrim moral dhe ligjor.

Statusi:

Prokuroria nis hetimin per dhunen e xhupzinjve te policise!(DOKUMENTI).

Pas denoncimit të deputetit të bere nga une ne emer te LSI lidhur me dhunen dhe keqpërdorimin nga policia te personave pa shenje identifikimi me maska me xhupa te zinj, kapuça dhe arme në protesta, Prokuroria ka nisur hetimin.

Prokuroria e ka nisur hetimin në lidhje me veprimet e policisë dhe banditeve xhupzinj gjatë protestave të fundit në Tiranë dhe Rrethe, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve.

Çuarja para drejtesise te Urdheruesve te xhupzinjve dhe ekzekutorve me kapuçe e maska te zeza ne fytyre eshte detyrim ligjor dhe moral perballe qytetareve.

DREJTESIA TE GODASE HORRAT PA MESHIRE

276227323 520723609411901 6105108659424329525 N

276176414 520723579411904 3191716111345850416 N

0

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb