Gazetarja zvicerane Amèle Debey, themeluese dhe kryeredaktore e medias së pavarur ‘L’Impertinent’, ka bërë një pasqyrim të valës së protestave qytetare që po zhvillohen prej muajsh tashmë në Shqipëri.
Gazetarja ka ndjekur nga afër dinamikën e tubimeve qytetare dhe zhvillimet në terren, duke vizituar Tiranën, Vlorën si dhe zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, për të parë nga afër shkaqet e nisjes së revoltës popullore.
🦩 Plus d’un mois que des milliers d’Albanais manifestent chaque soir, après le travail, sans bloquer le pays.
Ils ne veulent pas la démission d’un homme. Ils veulent la fin de 35 ans de pouvoir aux mains des mêmes noms. 🇦🇱
Nous étions à Tirana, Vlora et sur la lagune de Narta… pic.twitter.com/uEtKc0idwC
— Amèle Debey (@ameledebey) August 7, 2026
Sipas kryeredaktores së ‘L’Impertinent’, reagimi i qytetarëve shqiptarë mbart një mesazh të qartë që shkon përtej largimit të një figure të caktuar politike, duke synuar një ndryshim të plotë të sistemit.
“Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje, pas punës, pa paralizuar vendin. Ata nuk kërkojnë dorëheqjen e një njeriu të vetëm. Ata kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet në duart e të njëjtëve emra. Ne ishim në Tiranë, Vlorë dhe në lagunën e Nartës”, shprehet Amèle Debey.
