Vijon prej rreth tre orësh protesta masive para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur duke shprehur revoltën ndaj klasës politike në vend.

Kërkesa kryesore e tyre, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të tij.

Ajo që nisi si një protest për të kundërshtuar ndërtimin në zonën e mbrojtur, atashëkm ka kaluar kufijtë e Zvërnecit, me qytetarët që artikulojnë në vijimësi revoltë dhe përmbysje të mazhorancës në pushtet.

Prej tetë ditësh sheshi para Kryeministrisë është mbushur plot, ndërsa protesta janë organizuar edhe nga diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb